Athletic Bilbao e ka befasuar Barcelonën duke e mposhtur me rezultat 3 – 2 pas 120 minutave lojë në kuadër të çerekfinales në “Copa del Rey” e njohur si Kupa e Mbretit.
Iker Muniain i zuri në befasi katalunasit duke shënuar për 1 – 0 në minutën e 2-të.
Barca e barazoi rezultatin në minutën e 20-të me sulmuesin spanjoll Ferran Torres.
Bilbao e riktheu epërsinë në minutën e 86-të me Inigo Martinezin në minutën e 86-të.
Për rezultatin 2 – 2 shënoi mesfushori Pedri në minutën e 90+3.
Golin e fitores e shënoi Iker Muniain në minutën e 105+1 nga penalltia.
Pas kësaj fitoreje Athletic Bilbao kualifikohet në çerekfinale të “Copa del Rey”.