Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 0 – 2 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales ndaj Arsenalit, në Carabao Cup.
Sulmuesi portugez ishte heroi i kësaj mbrëmje me dy golat e tij.
Jota shënoi për 0 – 1 në minutën e 19-të, pas asistimit të Alexander – Arnold.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 – 1 në të mirë të mysafirëve.
Kur pritej që Arsenali ta barazonte rezultatin, ndodhi e kundërta, Liverpooli shënoi për 0 -2 me Jotën në minutën e 79-të.
Liverpooli në finale të Carabao Cup do të takohet me Chelsean më 27 shkurt të këtij viti.