Wednesday, May 25, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORZyrtare: Naser Ramaj largohet nga posti i presidentit të Feronikelit

Zyrtare: Naser Ramaj largohet nga posti i presidentit të Feronikelit

Naser Ramaj nuk është më president i klubit nga Drenasi, Feronikeli.

Biznesmeni i njohur është larguar nga ‘Industrialistët’ pas thuajse katër viteve qëndrim në postin e presidentit dhe donatorit kryesor.

Lajmin për largimin e tij nga klubi e ka dhënë vet Rama nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ramaj ka thënë se pandemia ka ndikuar që shpenzimet të ulën dhe të ketë krizë në klub dhe kjo është arsyeja që ai është larguar.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje nga Ramaj:

REAGIM

Për opinionin publik sportdashësit qytetin e Drenasit, FC Feronikeli.

Sipas kushteve të angazhimit tim, qe nga ardhja ime si donator në klubet e qytetit te Drenasit në kohën te cilen po ashtu edhe FC Feronikeli ishtë ne situatë jo të mirë, une më kërkesen e parë qe mu është drejtuar erdha në Drenas duke marrë në financim tri klube sportive duke i dhënë prioritet klubit të futbollit FC Feronikeli.
Siq është ne dijeni i mbarë opinioni dhe komuniteti sportiv, në vitin e parë në me FC Feronikelin në krye dhe klubet tjera filliam organizimin si në aspektin sportiv ashtu edhe në ate teknik e organizativ, kështu duke synuar te ndërtojmë skuadër qe te konkurojmë dinjitetëshem ne superligën e Kosovës e me gjerë.

Vitin e dytë te organizimit duke dhënë pasqyrë të qartë synimet e mia dhe te klubit se do ta ngrisim ne majat e futbollit Kosovar, se bashku me lojtarë staf teknik e organizativ e kishim te qartë duke i dhënë pasqyrë secilit se me punë profesionale dhe angazhim serioz, disciplinë bashkëpunim profesional, në ne fund të shpallemi Kampion në superligën e Kosovës, Kupën dhe Superkupen e Kosovës për sezonin 20018/2019.

Kështu vazhduam rrugëtimin tonë se bashku në arenën ndërkombëtare duke prezantuar futbollin dhe pasqyrën tonë në Champions league, Europa league, dhe në fund sollem për miqësi e profesionalizëm në futbollin tonë edhe klubin e dashur për futbollin shqipëtar, AC Milan!

Jam dhe mbetem shumë i lumtur se si president i Klubit për te cilën mora besim tuaj për ta financuar dhe menaxhuar, nga niveli i presidentit, dhe njëherit edhe si donatori kryesor, dhash pasqyrë te qartë dhe i ktheva se bashku me bashkëpunëtor në Drenas te gjitha trofet për te cilat punuam shumë dhe u knaqem se bashku me secilin qytetarë duke i bërë krenar dhe kurajoz se ne Drenas qdo ditë e më shumë ngrihej niveli edhe i klubeve tjera sportive për te cilat në gati secilen nga to investova shumë!
Mbaj shumë kujtime e përvojat me të mira se bashku me secilin nga te gjithë ata qe ishin pjestar te klubit me të cilët rrugëtuam se bashku duke rreshtuar dhe shtuar për ditë dëshirën se ne Drenas po ndodhte revulucion pozitiv në organizimin e futbollit dhe sportit përgjithësi se investimet në rini e kulturë e specifikisht në grupmoshat e reja e në shkollat e futbollit do të ishte ndjenja më pozitive për mua, dhe njëherit edhe qasja ime qe te rinjët janë e ardhmja dhe baza qe sukseset dhe rezultatet te silleshin në projekt afatgjat në komunën tonë.

Mbas te gjitha perpjekjeve se te mbaje standartin e duke tentuar të ngrisim tutje nivelin e futbollit, ç’do ditë e me shumë kërkesat finansiare rriteshin, kurse në epoken tonë tanimë po troket edhe kriza më e ligë e që edhe sot po na sfidon duke i sjellur secilit qekujlibrim finansiar e sidomos organizatave e korporatave të mëdha. Unë njoftova miqt e mi bashkëpuntoret dhe Komunen e Drenasit qe klubit të i ofrohën edhe investitor apo donatorë tjerë sepse kërkesat dhe synimet ishin po te njejtat ndërsa krizat dhe pandemia veq thellonte problemet, ku me fillimin e saj unë u deklarova se nuk mundem te financoj tutje. Kështu pas shumë investimeve dhe përkundër deshirës se madhe qe të vazhdojmë tutje unë vlersova arsyen për ti lënë mundësit qe me Feronikelin te vazhdoj dikush ku duke programuar një klub me më pak shpenzime te rrugëtonte tutje, sepse në gjithë globin të gjitha sportet po sfidoheshin sikur edhe Feronikeli, andaj edhe perkunder askush nuk u ofrua!

Unë vetëm nga dëshira e madhe që se bashku me secilin qe ishte krah nesh, ta ngrisim sportin në përgjithësi ne Drenas, ku dhash dhe nuk kurseva asgjë nga vetja në të gjitha aspektet e specifikisht në atë finansiar ku investimet milionëshe vjetore ishin baza e investimit në rininë e qytetit dhe promotorit të prezantimit të se ardhmës, prandaj zërat se klubin e solla në vështersi le të mbesin si kërkesë se klubit të i afrohën donatorë qe të vazhdoj rrugëtimin!

Unë mbes dhe do mbetem i qartë se sporti e në veqanti klubi i Feronikelit është histori e futbollit te qytetit të Drenasit, Kosovës andaj sikur se ndihmova unë aty meriton qe edhe dikush të vazhdoj te ndihmoj ngase investimet ne sport e në rini janë investime te shëndosha në mendje të shëndoshë dhe investim i sigurt ne ruajtjen e shëndoshë te të rinjëve dhe në bazën e kulturës se popullit tonë.

Falemnderit përsonalisht secilit, e përsonalisht Kryetarit te Komunës z. Ramiz Llladrovci, i cili na mbeshteti gjatë gjithë rrugëtimit tonë sportiv, individualisht ne veqanti atyre qe na përkrahen e na qëndruan afër në ç’do sfidë sportive, anëtarët e kryesisë, stafin administrativ, stafin teknik, lojtarët e te gjithë futbolldashësit.

Përfundimisht bashkëpunimi me ju dhe FC Feronikeli-in do të mbetet me e bukura jonë e përbashkët!

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments