Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORCSKA e Moskës me ofertë zyrtare për Fidan Alitin

CSKA e Moskës me ofertë zyrtare për Fidan Alitin

CSKA e Moskës është njëra nga skuadrat më të mëdha në Rusi me shumë trofe të fituar.

Por skuadra nga kryeqyteti rus këtë edicion ka mbetur tetë pikë mbrapa liderit Zenit St Petersburg dhe po kërkon të përforcohet.

Vedat Muriqi mbetet objektivi kryesor i rusëve për repartin e sulmit,p por jo vetëm ai, pasi edhe një tjetër kosovar është në listën e dëshirave të moskovitëve.

Telegrafi ka marrë vesh ekskluzivisht se CSKA Moska ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Zurichut për qendërmbrojtësin Fidan Aliti.

Gjashtë herë kampioni i Rusisë ka ofruar 2,5 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit të Kosovës.

Gjiganti rus po e sheh Alitin si zëvendësuesin adekuat të mbrojtësit islandez Hordur Magnusson të cilit i skadon kontrata në verë.

Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe kanë avancuar shumë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments