Juventusi nuk shkëlqen, por merr tre pikë me shumë vlera kundër Udinese me rezultatin e pastër 2-0. Bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Atalanta që luan nesër me Interin dhe ka edhe një ndeshje tjetër më pak.
Takimi i sotëm u zhbllokua shpejt dhe ishte Paulo Dybala ai që e çoi topin në rrjetë pas 19 minutash lojës. 45 minutat e para nuk regjistruan raste serioze në portat respektive, kurse në të dytën Juventusi ishte më i rrezikshëm.
Cuadrado me goditje dënimi vuri në vështirësi portierin Padelli, kurse Dybala katër minuta më pas (65’) e çoi topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Për t’i myllur llogaritë ka mednuar Ëeston Mckennie.
Mesfushori nuk fali pas një krosimi të De Sciglio dhe me kokë e çoi topin në rrjetë, duke i mbyllur llogaritë me Udinesen që pëson humbjen e dytë radhazi, kurse Juventusi regjistron fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit.