Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI MBARËKOMBËTARVojvoda asiston në përmbysjen e Torinos ndaj Sampdorias

Vojvoda asiston në përmbysjen e Torinos ndaj Sampdorias

Mërgim Vojvoda ka vazhduar me paraqitje të mira me Torinon. Mbrojtësi i krahut ka asistuar në fitoren Torinos ndaj Sampdorias me rezultatin 2:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Francesco Caputo në minutën e 18-të për 1:0.

Torino barazoi në minutën e 27-të me Wilfried Singon për 1:1. Asistoi Mërgim Vojvoda.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Dennis Praet në minutën e 67-të për 2:1.

Vojvoda luajti 90 minuta në këtë takim derisa në bankën rezervë ishte Etrit Berisha.

Torino pas 21 ndeshjeve në Serie A renditet në pozitën e nëntë me 31 pikë derisa Sampdoria në vendin e 15-të me 20 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments