Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORVdes ish-futbollisti i Ballkanit, Ademi ngushëllon familjen

Vdes ish-futbollisti i Ballkanit, Ademi ngushëllon familjen

Ka ndërruar sot jetë ish-futbollisti i KF Ballkanit, Dervish Shala, i cili vlerësohej si një ndër futbollistët më të mirë të Suharekës dhe me gjerë. E për vdekjen e tij telegram ngushëllimi familjes Shala i ka dërguar edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i presidentit të FFK-së

E nderuara familje Shala,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe ish-futbollistit të njohur Dervish Shala, andaj më lejoni që emër të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Shala ishte një nga futbollistët më të njohur të gjeneratës së tij në Suharekë, por edhe më gjerë, derisa kontributi i tij për futbollin e Kosovës do të kujtohet përherë.

Ai do të mbahet mend për kreativitetin që i dha lojës së futbollit, për urtësinë, humanitetin dhe profesionalizmin e tij.

Ngushëllime familjes, miqve dhe tërë dashamirëve të futbollit të cilën e njohën të ndjerin Dervish Shala.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Me respekt!

Agim Ademi, president i FFK-së

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments