Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARSot derbi i madh anglez, Manchester City – Chelsea

Sot derbi i madh anglez, Manchester City – Chelsea

Java e 22-të në Premierligën angleze do të sjellë derbin e madh mes Manchester City dhe Chelsea.

Pas 21 ndeshjeve, City është lider në Premierligë, me 53 pikë, pas 17 fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve. Skuadra e Pep Guardiolës ka shfrytëzuar dobësitë e rivalët e sotëm, Chelsea e po ashtu Liverpoolit në xhirot e fundit, për tu shkëputur në renditje. Sido që të jetë, sfida e sotme që nis nga ora 13:30, do të jetë shumë interesante por edhe me një sinjal të fortë për titull, pasi Chelsea renditet i dyti me 43 pikë.

Nëse fiton City, diferenca me vendin e dytë do të shkonte 13 pikë, dhe kjo vetëm sa do të konfirmonte se ekipi i Guardiolës po shkon drejt titullit të radhës, por në rast fitores së Chelsea, diferenca do të zvogëlohej në shtatë pikë dhe natyrisht se do ta bënte edhe më interesante pjesën tjetër të sezonit në Premierligë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments