Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARRashica ndër më të mirët ne fitoren e Norwichit, Broja luan 78...

Rashica ndër më të mirët ne fitoren e Norwichit, Broja luan 78 minuta në humbjen e Southamptonit

Norwich City ka arkëtuar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme në Premier Ligë pasi e ka mposhtur Evertonin me rezultat 2-1.

Kjo fitore është jetike për skuadrën e Milot Rashicës që po vazhdon përpjekjet për të ikur nga zona e rrezikshme e rënie në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Autogoli Keane dhe goli i Idah i dhanë fitoren Norwichit, derisa golin e vetëm për Evertonin e shënoi Richarlison në minutën e 60.

Reprezentuesi kosovar Milot Rashica pati një paraqitje të mrekullueshme në këtë ndeshje duke luftuar edhe në fazën defanzive.

Nga ana tjetër, sulmuesi shqiptar Armando Broja ka luajtur për 78 minuta me Saouthamptonin në humbjen e pësuar nga Wolves me rezultat 3-1.

Sulmuesi i cili është i huazuar nga Chelsea u largua nga loja 12 minuta para fundit të takimit dhe u zëvendësua nga Amstrong.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments