Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARMilik te Juventus? Presidenti i Marseille tregohet i qartë: Absolutisht jo

Milik te Juventus? Presidenti i Marseille tregohet i qartë: Absolutisht jo

“Absolutisht jo! Milik nuk do të largohet”. Presidenti i Olympique Marseille, Pablo Longoria është treguar mjaft i qartë për sa i përket transferimit të sulmuesit polak te Juventusi.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane ditët e fundit, emri i Milik u lidh ngusht me një kalim te Juventusi duke marr parasysh se “Zonja e Vjetër” ende nuk e ka gjetur dot sulmuesin që është duke kërkuar.

Për të shuar këto zëra mendoi vetë presidenti i klubit francez. Ai dha një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet nga gazetarët edhe për të ardhmen e Arkadiusz Milik pasi Marseille bleu edhe sulmuesin tjetër, Bakambu i cili u konsiderua si zëvendësuesi i polakut.

“Absolutisht jo! Milik nuk do të largohet. Ne thamë se kemi nevojë për këtë lloj sulmuesi. Bakambu ka luajtur si lojtar i jashtëm, si sulmues i dytë, si sulmues i parë. Ai është një lojtar që ofron shumë zgjidhje individuale. Në tregun e sotëm, është e vështirë të gjendet. Është gjithnjë e më e rrallë.”

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments