Thursday, May 26, 2022
HomeKRYESOREKosova i mbyll me humbje eliminatoret, nuk avancon tutje

Kosova i mbyll me humbje eliminatoret, nuk avancon tutje

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i ka mbyllur me humbje eliminatoret për Botërorin 2023.

Kosova të shtunën mbrëma u mposht nga Belgjika me shifrat 33:29. Ndeshja u luajt në Hasselt, pa praninë e shikuesve. Kosova e mbyll fazën e parë kualifikuese në pozitën e fundit (4) me tri pikë. Ka humbur për një gol dy ndeshjet me Greqinë, ndërsa me dy gola e humbi ndeshjen e parë me Turqinë. Ndaj Turqisë e shënoi fitoren e vetme, të mërkurën, kurse me Belgjikën kishte barazuar në Prishtinë në nëntor.

Kosovës i është dashur fitorja për të mbetur në garë për pozitën e dytë. Por atë nuk e arriti dhe kështu nuk avancon tutje.

Belgët e nisën më mirë ndeshjen dhe pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:12 për vendasit. Në lojën e Kosovës pati telashe si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Goditje të shumta ishin të pasakta.

Epërsia e lartë e Belgjikës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por ndërkohë Kosova nisi kthimin gradual. Në minutën e 50-të, Kosova u afrua vetëm në një gol, 26:25. Por më pas Kosova gaboi në sulm dhe lëshoi rastin për të barazuar. Belgët shënuan për 27:25, ndërsa më pas Kosova humbi edhe dy sulme. Sërish belgët shënuan për 28:25 dhe sërish Kosova dështoi dy herë në sulm. Vendasit shënuan për 29:25 dhe i dhanë fund dilemës së fituesit.

Në fund rezultati ishte 33:29 për Belgjikën.

Te Kosova është vërejtur mungesa e Egzon Gjukës e Shaban Zogajt për shkak të lëndimeve. Një tjetër lojtar i rëndësishëm, Deniz Terziqi ka munguar pasi është i pezulluar. Në fillim të pjesës së dytë pas tri përjashtimeve nga dy minuta, nga loja është larguar Bujar Ramosaj.

Drenit Tahirukaj ishte më efikasi te Kosova. Ai shënoi 8 gola nga 14 tentime. Drilon Tahirukaj i kishte gjashtë gola nga tetë tentime. Luigj Quni shënoi katër gola nga pesë tentime. Edhe kontributi i portierëve nuk ishte ai që pritej. Haris Berisha i kishte katër pritje, ndërsa Liridon Zena pesë.

Prej pozitës së parë në grup avancon Greqia. Ndërsa pozita e dytë vendoset të dielën, kur Turqia e pret Greqinë. Turqisë i duhet fitorja për të avancuar nga pozita e dytë. Me humbje të Turqisë, avancon Belgjika. Belgjika tani i ka pesë pikë, ndërsa Turqia i ka katër.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments