Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARCity “arratiset” i vetëm në krye, kundër Chelsea mjafton De Bruyne

City “arratiset” i vetëm në krye, kundër Chelsea mjafton De Bruyne

Manchester City ka nisur arratinë për titullin kampion pasi mposhti edhe një nga rivalët e drejtpërdrejtë për titull, Chelsea. Ekipi i Guardiolës mposhti Blutë e Londrës me rezultatin minimal 1-0 duke u shkëputur me 13 pikë më shumë se Chelsea.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte performanca e dobët e Chelsea. Asnjë goditje në portë, hera e parë që ndodh për Blutë e Londrës që kur në stol është ulur Tuchel. Krejt e kundërta për Manchester City që pati disa raste të mira shënimi, por pa arritur dot të finalizojë aksionet.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet e rritën disi ritmin. Ishte përsëri ekipi i Guardiolës që e kërkoi me më shumë ngulm golin. Ishte Kevin De Bruyne ai që zhbllokoi takimin në minutën e 70 falë një goli të bukur në kufijtë e zonës. Belgu e çoi topin në cepin e portës duke e bërë të pavlefshëm reagimin e portierit Kepa.

Kështu, Manchester City konfirmon edhe njëherë se është pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion këtë sezon në Premier Legue. Ata ngjiten në kuotën e 56 pikëve dhe janë shkëputur me 13 pikë nga rivali i vendit të dytë, Chelsea. Megjithatë, Liverpool mund të ngushtojë diferencat pasi ka ende dy ndeshje për të luajtur. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments