Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARPochettino: Messi po përmirësohet, shpresoj ta kem sa më shpejt

Pochettino: Messi po përmirësohet, shpresoj ta kem sa më shpejt

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Brestit, trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino , bëri një pasqyrë të kushteve të Neymar dhe Messit.

“Neymar vazhdon me programin e rikuperimit, Messi është më i mirë, por ende është i mbikqyrur nga mjekët. Ai po përmirësohet pak nga pak dhe shpresojmë që të jetë sa më shpejt në skuadër.

Ne e bëjmë bilancin çdo ditë dhe ai ndiqet, nuk mund të bëjmë program. Shpresojmë ta kemi me vete së shpejti.

Ramos ka qenë jashtë për shumë muaj. Tani është shumë më mirë. Ai stërvitet me grupin, është çështje kohe.

Gradualisht ai do të fitojë kohë për t’u përshtatur. Mënyra më e mirë nuk është vetëm të luajë, por edhe të stërvitet mirë, rregullisht. Kjo është ajo që ne bëjmë.”

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments