Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORJashanica konfirmon kontaktet me klubet e Shqipërisë, ky do të jetë vendimi...

Jashanica konfirmon kontaktet me klubet e Shqipërisë, ky do të jetë vendimi i tij

Ditët e fundit, në mediat e Kosovës ka qarkulluar lajmi se Jashanica mund të lërë Ballkanin dhe të kthehet në Shqipëri, ku Partizani i ka bërë ofertë.

Gazeta “Panorama” e kontaktoi mbrojtësin, i cili vendosi t’i shuajë të gjithë zërat dhe të konfirmojë vazhdimin e bashkëpunimit me Ballkanin në Kosovë, ku ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

“Kam pasur kontakte me klubet e kryeqytetit, por unë kam kontratë deri në qershor me Ballkanin dhe fillimisht, do e respektoj deri në fund”, tha mbrojtësi  duke sfumuar gjithë thashethemet për kalimin te “demat”.

Te Ballkani, në fakt Jashanica e ka edhe pak “Partizan”, pasi pjesë e klubit nga Suhareka është Ilir Daja, ish-trajneri i Partizanit, i cili gjithashtu më parë ka punuar me dardanin te Skënderbeu dhe të dy kanë qenë pjesë e epokës më të suksesshme të klubit.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments