Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDOREdon Zhegrova transferohet te Lille

Edon Zhegrova transferohet te Lille

Edon Zhegrova ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në kampionatin francez Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ka lënë Baselin për t’iu bashkuar kampionit në fuqi të Francës LOSC Lille.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Lillen deri në qershor të vitit 2026.

“Sot jam shumë i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj”.

“Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi ndaj jam shumë i lumtur. Tani do ta bëj më të mirën për Lille”, ka thënë Zhegrova për faqen zyrtare të klubit francez.

Reprezentuesi kosovar ka zgjedhur fanellën me numër 23 tek gjiganti francez.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments