Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARRonaldo: Kam ardhur për të fituar, jo për të luftuar për vendin...

Ronaldo: Kam ardhur për të fituar, jo për të luftuar për vendin e 5-të

Cristiano Ronaldo ka folur për “Sky Sports Uk” për situatën e Manchester United, duke treguar të gjithë pakënaqësinë e tij për gjendjen aktuale të “djajve të kuq”:

“Mendoj se për të ndërtuar gjëra të mira, ndonjëherë duhet të shkatërrosh të vjetrat. Atëherë pse jo? Vit i ri, jetë e re dhe shpresoj që Manchester United të mund të jetë në nivelin që tifozët duan. Sepse e meritojnë”.

Skuadra gjendet në një fazë tranzicioni, pasi ka ndryshuar tre trajnerë gjatë këtij sezoni: “Sinqerisht nuk është e lehtë. Kishim Solskjaer, më pas Carrick dhe tashmë këtë trajnerin e ri. Është e vështirë kur ndryshon kaq shumë, është gjithmonë e vështirë”.

Cristiano mendon se me ardhjen e trajnerit gjerman situata po ndryshon: “Që kur ka ardhur mendoj se jemi përmirësuar në disa pika, por ka nevojë për kohë. Nuk është e lehtë të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve dhe mënyrën se si luajnë, kulturën, sistemin. Besoj se do të bëjë një punë të mirë.

Lamtumira e Solskjaer? Është e vështirë dhe e trishtueshme. Ole ka luajtur me mua më parë dhe më pas ishte trajneri im. Një njeri fantastik. Kur iku, të gjithë u trishtuan, por kjo është pjesë e futbollit. Kur gjërat nuk ecin si çdo klubi, atëherë klubi duhet të ndryshojë. Ishte e vështirë, por jeta vazhdon”, ka shtuar CR7.

Cristiano Ronaldo ka vazhduar duke paralajmëruar klubin, duke theksuar se duhet një projekt fitues për ta bindur që të jetë pjesë e tij: “Nuk pranoj që mentaliteti të jetë inferior, sepse ne synojmë që të jemi mes tre skuadrave të para në Premier League.

Nuk dua të jem këtu për vendin e gjashtë, të shtatë apo të pestë. Jam këtu për të tentuar fitoren, për të konkurruar. Jemi në gjendje që ti ndryshojmë gjërat tani. E di rrugën, por nuk do tua them këtu sepse nuk besoj se është korrekte”, ka përfunduar ylli portugez i Manchester United. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments