Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORShkon në katër numri i futbollistëve të “divorcuar” me FC Prishtinën

Shkon në katër numri i futbollistëve të “divorcuar” me FC Prishtinën

Për brenda më pak se dy jave, kampionët në fuqi të Kosovës, FC Prishtina ka zyrtarizuar largimin e katër futbollistëve të saj.

I pari që nënshkroi “divorcin” me kryeqytetasit ishte, Florent Avdyli i cili me marrëveshje të dyanshme me klubin “bardhekaltër”, u largua nga skuadra.

28-vjeçari i’u bashkua Prishtinës në verën e vitit që po lëmë pas duke ardhur nga Teuta e Durrësit për të nënshkruar kontratë për dy vite.

Tri largime “ekspres” të klubit më të trofeshëm kosovar erdhën ditën e martë, pra sot (11 Janar 2022).

Sabjen Lilaj që iu bashkua skuadrës nga “Fadil Vokrri” verën e vitit 2020 ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme me kryeqytetasit duke mbyllur aventurën njëvjeçare e gjysmë.

Lilaj u paraqit në 35 ndeshje me skuadrën e Prishtinës, ndërsa kontribuoi me tre gola.

Ish-futbollisti më i mirë në Kosovë, Xhevdet Shabani iu bashkua listës së largimeve të Prishtinës, poashtu ditën e sotme.

“Rrapa” siç njihet ai në opinion, u largua me marrëveshje të dyanshme duke mbyllur aventurën e tij rreth pesë mujore.

Mesfushori me tipare sulmuese erdhi te Prishtina nga Drita në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.

Ndërkaq, i fundit dhe i treti brenda ditës së sotme që Prishtina njoftoi zyrtarisht ndarjen ishte edhe mbrojtësi i huaj, Sodiq Atanda.

Atanda erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 për t’u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën “bardhekaltër”.

FC Prishtina e drejtuar nga Abdulah Ibrakoviq stinorin pranveror në Superligën e Kosovës do ta nis me 11 pikë më pak se Gjilani lider, derisa synohet mbrojtja e titullit të kampionit në 100 vjetorin e themelimit të klubit.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments