Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKryetari i FFK-së, Ademi jep lajmin e fundit për zërat se Brzeczek...

Kryetari i FFK-së, Ademi jep lajmin e fundit për zërat se Brzeczek do të jetë trajner i Kosovës

Tash e katër muaj, kombëtarja e Kosovës në futboll është pa trajner, pas largimit të Bernard Challandes.

Gjatë kësaj kohe, kanë qarkulluar shumë emra të trajnerëve që mund të jenë zëvendësues të Challandesit, raporton atvlive.tv.

Besnik Hasi, Giani De Biasi, Felix Magath e Mark van Bommel janë emrat që janë përfolur për të parin e shtabit teknik tek kombëtarja.

Kjo nuk është e tëra, një gazetar nga Polonia që ka dhënë lajmin se ish trajneri i kombëtares polake, Jerzy Brzeczek do të jetë trajner i Kosovës. Ai madje thotë që tashmë kjo punë veçse ka përfunduar.

Në lidhje me këtë lajm, redaksia e sportit në ATV, ka kontaktuar të parin e Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademin në lidhje me këtë gjë.

Ademi ka thënë që Brzeczek ka konkurruar për postin e trajnerit, por që ende nuk kanë biseduar me të, e lë re më të kryhet marrëveshja.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments