Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARFutbolli turk në zi, ndahet nga jeta bashkëlojtari i Zymer Bytyqit

Futbolli turk në zi, ndahet nga jeta bashkëlojtari i Zymer Bytyqit

Futbolli turk është në zi. Tragjedi e vërtetë për ekipin e Konyasporit, por jo vetëm.

Mbrojtësi 27-vjeçar, Ahmet Calik, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Ai u përfshi në një aksident automobilistik që rezultoi fatal për të.

Mbrojtësi, që ishte shok ekipi me Zymer Bytyqin, Sokol Cikalleshin dhe Endri Çekiçin, humbi kontrollin e makinës e cila u përmbys dhe doli nga rruga. Ndihma ndaj futbollistit nuk rezultoi efikase duke futur gjithë botën e futbollit në zi.

Një lajm që rezultoi i trishtë edhe për 3 lojtarët shqiptarë që aktivizohen me Konyaspor në kampionatin Turk, Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi , të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale me mesazhe të ndjera për lojtarin turk.

“Allahu të mëshiroftë dhe të bekoftë me një vend në parajsë vëllai im. Çfarë djaloshi i mrekullueshëm ishe, do të na mungosh dhe nuk do të harrohesh Ahmet Çalik”, ka shkruar Çekiçi.

“Pusho në paqe Ahmet Çalik, ngushëllimet e mija për të gjithë të afërmit, do na mungosh shoku im”, shkroi Bytyqi.

“Çfarë mund të shkruaj për ty shoku im! Zoti të mori shumë herët! Pusho në paqe vëllai im! Do të jesh gjithmonë në zemrën time”, shprehet Cikalleshi.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments