Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORAro Muriq, vendimtar në fitoren ndaj Fenerbahçes

Aro Muriq, vendimtar në fitoren ndaj Fenerbahçes

Adana Demirspor ka arritur fitore të madhe të hënën në udhëtim. Skuadra e Aro Muriqit, e ka mposhtur Fenerbahçen me rezultatin 2:1.

Në këtë takim titullar ishte portieri kosovar. 23-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kryesor në fitoren e skuadrës së tij duke bërë disa pritje vendimtare.

Golat për Adana Demisporin u shënuan nga Gokhan Inler dhe Younes Belhanda. Golin e vetëm për Fenerbhaçen e shënoi Enner Valencia. Në këtë takim te Fenerbahçe mungoi Mërgim Berisha shkaku i lëndimit.

Pas kësaj fitoreje Adana Demirsport është në pozitën e katërt me 33 pikë një më shumë se Fenerbahçe që ka 32 sosh në vendin pestë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments