Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORFFK nis me ciklin e ri të seminareve kundër trukimit

FFK nis me ciklin e ri të seminareve kundër trukimit

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet zyrtarit të saj për integritet të garave, Gazmend Bojniku ka vazhduar me ciklin e ri të seminareve që kanë për qëllim ndërgjegjësimin dhe luftimin e dukurive negative siç është trukimi (kurdisja) e ndeshjeve në futboll.

Të rikujtojmë se seminaret e tilla janë pjesë e planprogramit të UEFA-së dhe secila federatë anëtare e saj është e obliguar të organizojë seminare ndërgjegjësimi së paku një herë në vit me të gjitha nivelet dhe kategoritë. Seminaret tashmë janë mbajtur në Prishtinë me grupmoshat e reja; U13, U15 dhe U17. Derisa në ditët në vazhdim do të organizohen seminaret edhe në Rajonet tjera me grup moshat sipërshënuar.

Gjatë këtyre seminareve zyrtari i FFK-së për integritet të garave ka ligjëruar para pjesëmarrësve për mënyrën se si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve, si dhe për zbulimin e disa rasteve kur kanë qenë të përfshirë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët e klubeve.

Pjesëmarrësit e këtyre seminareve kanë ndjekur nëpërmjet video projektorit disa shembuj të ndryshëm që lidhën me trukimin e ndeshjeve, derisa më pas pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë përgjigjet në pyetësorin e krijuar nga UEFA dhe FFK.

Po ashtu të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me fletushkën e re, e cila është hartuar bashkarishtë me zyrtarët profesional të UEFA-së, që përmban informacione koncize, duke përçuar porosi të qarta në lidhje me parandalimin dhe luftimin e trukimit të ndeshjeve.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments