Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORFerizaj vazhdon me përforcime, zyrtarizon Besfort Eminin

Ferizaj vazhdon me përforcime, zyrtarizon Besfort Eminin

Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin kosovar, Besfort Eminin.

Lajmin e ka konfirmuar klubi ferizajas përmes një postimi në faqen zyrtare, duke ndarë edhe fotografi nga momenti i prezantimit në ambientet e klubit.

Emini që luan rolin e mesfushorit defensiv, u bashkua me klubin ferizajas pas aventurës që kishte me skuadrën e KF Kikës, ai në të kaluarën ka qen pjesë e disa skuadrave si KF Llapi dhe KF Vitia.

Ferizaj dëshiron ta shfrytëzojë përvojën e Eminit për ta ndihmuar ekipin drejt objektivave në fund të edicionit.

“Besfort Emini është transferi i radhës i skuadrës tonë. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me mesfushorin e ri, Besfort Emini”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Ferizajt.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments