Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARPioli: Ky është viti i konfirmimit tonë, Interi favoriti kryesor për titullin

Pioli: Ky është viti i konfirmimit tonë, Interi favoriti kryesor për titullin

Stefano Pioli gëzon fitoren e arritur përballë Venezias. “Ky duhet të jetë viti i konfirmimit tonë, duhet të tregojmë se jemi kthyer konkurrues. Të shohim nëse do të arrijmë të hedhim edhe hapin e fundit, të jemi fitues.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë, u treguam ne të zotë që e bëmë të tillë. Ishte një fitore e skuadrës. Jam dakord me Allegrin për sa i përket titullit kampion, Interi është favoriti kryesor, të tjerët janë pak a shumë në të njëjtin nivel”, ka thënë tekniku kuqezi.

Skuadra është në rritje. “Kishim një periudhë emergjence nga nëntori dhe më pas. Kishim shumë mungesa dhe detyroheshin që të luanin gjithmonë të njëjtët. E shfrytëzuam pushimin dhe jemi të kënaqur me këto 2 fitore të arritura këtë vit. Duhet të vazhdojmë kështu”, ka shtuar tekniku.

Eliminimi nga Europa mund të jetë një avantazh në luftën për titullin kampion: “Gjithmonë është më mirë të luash në Kupat e Europës. Kishim një grup të vështirë, por pas Madridit kishim një mundësi për të kaluar në turin tjetër.

Mund të punojmë më qetë, por nuk jemi të lumtur që jemi eliminuar nga Championsi. Flitet shumë për Interin e vitit të kaluar, por nuk është e lehtë të bësh një fazë të dytë me 50 pikë siç bën ata vitin e kaluar”, ka përfunduar Pioli.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments