Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARMourinho: Nuk dua të kritikoj askënd, goli i dytë i Juventusit na...

Mourinho: Nuk dua të kritikoj askënd, goli i dytë i Juventusit na vrau

Pas disfatës kundër Juventusit me rezultatin 4-3, trajeri i Romës, Jose Mourinho është ndalur për mikrofonat e DAZN për të komentuar mbi ndeshjen. Ai nuk i kurseu kritikat për lojtarët e tij, si dhe tregoi se ishte goli i dytë i Juventusit ai që krijoi problemet më të mëdha për ekipin.

“Nuk dua të kritikoj shumë, por mundem ta bëj këtë gjë. Sidomos në disa lojtarë të veçantë. Ne kishim 70 minuta kontroll absolut të lojës, me mentalitetin dhe dëshirën për të luajtur. Ndryshova Felix Afena-Gyan, i cili zhvilloi një loje fantastike, dhe pastaj lojtari qe hyn (i referohet Shomurodov) pas vetëm një minute gabon. Tre me dy.

Nëse ke mentalitet të fortë nuk ka problem, por këtu ka disa komplekse që edhe vitin e kaluar e bënë ekipin të mos fitonte ndeshjet e rëndësishme. Ai gol na vrau.”

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments