Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARÇmenduri në Olimpico! Juventusi përmbys Romën në 7 minuta

Çmenduri në Olimpico! Juventusi përmbys Romën në 7 minuta

Çmenduri në Olimpico. Nuk mund të ketë një emërtim tjetër ndeshja midis Romës dhe Juventusit që përfundoi me rezultatin 3-4. Ekipi i Allegrit e pa veten në avantazhin e dy golave, por brenda shtatë minutave realizuar një përmbysje të çmendur që heshti Olimpicon.

Ishte Tammy Abraham që nisi festivalin e golave në minutën e 11-të pasi shënoi me kokë nga një goditje këndi. Megjithatë, Dybala nga limitet e zonës baraspeshoi gjithçka duke e bërë të pavlefshëm reagimin e Rui Patricio. Kështu u mbyll edhe pjesa e parë.

Ndërkohë pjesa e dytë nisi me një rritëm edhe më të lartë. Ishte Roma që thelloi edhe më shumë avantazhin falë golave të Mkhitaryan dhe supergolit nga goditja e dënimit nga Pellegrini.

Kur u mendua se gjithçka do të shkonte në favor të Romës, Juventusi përmbysi gjithçka brenda shtatë minutave. Fillimisht Locatelli ngushtoi diferencat, ndërsa Kulusevski dhe De Sciglio përmbysën gjithçka duke shtangur Olimpicon.

Roma shpërdoroi edhe një 11-metërsh me Pellegrini në minutën e 83, ndërsa De Ligt e la Juventusin me dhjetë lojtarë. Megjithatë, rastet e tjera nuk e ndryshuan rezultatin dhe në fund Juventusi do të kthehet në Torino me tre pikët me vete.

Në ndeshjen tjetër, Spezia mori tre pikë shumë të vlefshme në një ndeshje direkte ndaj Genoas. Goli i Bastoni mjaftoi për Spezian që fitoi kështu me rezultatin minimal 1-0.

Për sa i përket renditjes, Juventusi ngjitet në kuotën e 38 pikëve, në vendin e pestë, 6 më shumë se Roma. Ndërsa Spezia parakalon Venezian dhe ngjitet në vendin e 16 në kuotën e 19 pikëve.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments