Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARRrahmani titullar, ja shpjegimi i Napolit për thyerjen e karantinës së vendosur...

Rrahmani titullar, ja shpjegimi i Napolit për thyerjen e karantinës së vendosur nga autoritetet

Napoli luajti këtë mbrëmje përballjen kundër Juventusit, ndërsa ajo që befasoi jo pak ishte prania e Rrahmanit, Lobotkës dhe Zielinskit në formacionin titullar.

Autoritetet lokale të shëndetësisë kërkuan karantinimin e tre lojtarëvë të sipërpërmendur. Arsyeja ishte fakti se futbollistët në fjalë kanë pasur kontakt të afërt me shokët e skuadrës që rezultuan pozitiv me Covid-19, si dhe nuk kanë kryer dozën e tretë të vaksinës. Për më tepër listohet edhe fakti se doza e dytë e vaksinës është kryer 120 ditë më parë.

Megjithatë, kur të gjithë prisnin që Rrahmani të gjendej në karantinë, mbrojtësi shqiptar zbret në fushë nga minuta e parë. “Sky Sports“ shpjegon përse Napoli mbërriti në një vendim të tillë.

Të kaltrit mbështeten në protokollin e aprovuar nga Federata Italiane në vitin 2020, kur saktësohet se një person i pavaksinuar mund të lëvizë nga shtëpia në vendin e tij të punës në rast se tamponi i tij rezulton negativ në 48 orët e fundit.

Mbetet për tu parë nëse klubi italian do të penalizohet për thyerjen e vendimit të autoritetit local të shëndetësisë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments