Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARNë Francë janë të sigurtë, Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm...

Në Francë janë të sigurtë, Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së

Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së. Nuk ka dyshime gazetari i RMC, Daniel Riolo, sipas të cilit ish-tekniku i Realit të Madridit do të zërë vendin e Mauricio Pochettinos në fund të sezonit.

Zizou është përfolur edhe në të kaluarën si një kandidat për pankinën e skuadrës parisienë si dhe të kombëtares franceze. Sipas RMC, sido që të mbyllet sezoni aktual, edhe nëse fitohet e shumëpritura Champions League, Pochettino do të largohet dhe në vend të tij do të vijë Zidane.

Trajneri argjentinas, mund të shkojë në Angli në krye të Manchester United, pas 1 sezoni e gjysmë në kryeqytetin francez.

Për Zidane nuk përbën problem largimi i Kylian Mbappé, sepse tek PSG nuk mungojnë yjet e tjerë që mund të çojnë skuadrën drejt suksesit.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments