Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARE ardhmja e Eriksen, Antonio Conte: Te Tottenhami i ka dyert e...

E ardhmja e Eriksen, Antonio Conte: Te Tottenhami i ka dyert e hapura

Christian Eriksen ka prishur kontratën me Interin, pasi në Itali nuk lejohet të luajë dikush me defribilator.

Danezi e ka vënë një të tillë në zemër pas atakut kardiak që pësoi në EURO 2020, në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën.

Momentalisht ai po stërvitet me Chiaso në Zvicër dhe po shqyrton ofertat. Eriksen mundet të luajë në Premier League dhe ditën e sotme trajneri i Tottenham, Antonio Conte, ia ka hapur dyert një rikthimi të mesfushorit te londinezët.

“Për Christian Eriksen dyert janë gjithmonë të hapura. Po flasim për një lojtarë të rëndësishëm dhe mbi të gjithë për një super njeri.

Nuk kam folur me Christian kohët e fundit, por sigurisht është  mrekullueshme ta shoh përsëri në një fushë futbolli duke shkelmuar topin.

Ajo që i ndodhi në verë nuk është diçka e mirë për njerëzit që kanë punuar me të dhe që e njohin. Kisha shumë frikë në ato momente”, është shprehur Eriksen. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments