Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI MBARËKOMBËTARBajrami bën për vete edhe Lazion, shihet si lojtari ideal për lojën...

Bajrami bën për vete edhe Lazion, shihet si lojtari ideal për lojën e Sarrit

Lazio nuk arriti që të marrë tre pikët kundër Empolit, por arriti që të shënjestrojë një element që mund të jetë shumë i vlefshëm për të ardhmen: bëhet fjalë për Nedim Bajramin, mesfushorin shqiptar që dje arriti që të shënojë një gol në “Olimpico”.

Edhe Sassuolo ka shfaqur interes për lojtarin, pasi tekniku Dionisi ka punuar më parë me shqiptarin tek Empoli.

Vetë mesfushori preferon që të qëndrojë te Empoli dhe të bashkohet me Lazion në fund të sezonit. Karakteristikat e tij i pëlqejnë drejtuesve bardhekaltër, që e shohin si përforcimin ideal për lojën e Maurizio Sarrit.

Ky është sezoni i parë i Nedim Bajramit në Serie A. Në 18 ndeshje të luajtura shqiptari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asist për shokët e skuadrës.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments