Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARChelsea mposht Tottenhamin në ndeshjen e parë, një hap pranë finales së...

Chelsea mposht Tottenhamin në ndeshjen e parë, një hap pranë finales së EFL Cup

Chelsea ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për finalen e EFL Cup, pasi mposhti në ndeshjen e parë Tottenham Hotspur me rezultatin 2-0. Ekipi i Tuchel zhvilloi një ndeshje perfekte duke i anuluar totalisht Spursat.

Blutë e Londrës e gjetën shpejtë golin e avantazhit me anë të Kai Havertz. Gjermani shënoi që në minutën e pestë duke e befasuar edhe trajnerin Conte. Ndërkohë që avantazhin e dyfishtë Chelsea e mori disi me fat, pasi një ngatresë në zonën e Tottenham, bëri që Davies të devijonte pa fat një top në portën e vetë.

Në pjesën e dytë, Chelsea u përpoq të administronte rezultatin dhe arriti ta bënte këtë gjë shumë mirë. Ekipi i Tuchel e mbylli ndeshjen me rezultatin 2-0 duke hedhur kështu një hap shumë të rëndësishëm për finalen, që në rast se kalon do të përballet me një midis Liverpool ose Arsenal.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments