Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBallkani fillon përgatitjet për stinorin pranveror, kryen stërvitjen e parë nën drejtimin...

Ballkani fillon përgatitjet për stinorin pranveror, kryen stërvitjen e parë nën drejtimin e Ilir Dajës

Gjatë ditës së sotme Ballkani është rikthyer fushës për tu përgatitur për stinorin pranveror.

Pikërisht sot, suharekasit kanë prezantuar edhe trajnerin e ri të skuadrës, Ilir Daja, i cili më pas ka drejtuar seancën e parë stërvitore me ekipin.

Klubi njofton se para stërvitjes është bërë prezantimi i trajnerit të ri dhe asistentit të tij.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Përfundojnë pushimet, ekipi i rikthehet fushës 

 Ekipi i është rikthyer ditën e sotme fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për stinorin pranverorë .Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri 𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗗𝗮𝗷𝗮 i cili do të jetë timonieri i skuadrës.

 Para stërvitjes, ekipi së bashku me kryesinë e klubit kanë organizuar edhe një mbledhje, ku para skuadrës janë prezantuar pikërisht trajneri i ri dhe asistenti i tij.

 Besimi në skuadër dhe klub është i madh se nuk ka më vend për zhgënjime. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!

Na priftë e mbara Suharekë 
#fcballkani #forcaballkani #

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments