Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARTuchel sqaron gjithçka: Lukaku kërkoi falje dhe u rikthye në skuadër

Tuchel sqaron gjithçka: Lukaku kërkoi falje dhe u rikthye në skuadër

“Para së gjithash jemi të lumtur që gjetëm kohën e nevojshme për të folur me qetësi për këtë temë. Këtë gjë bëmë. Ai kërkoi falje dhe është kthyer në skuadër”.

Këto janë fjalët e Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, duke konfirmuar se Romelu Lukaku është kthyer në skuadër dhe se është i gatshëm për ndeshjen kundër Tottenhamit në Kupën e Ligës.

Sulmuesi belg ka kërkuar falje pas intervistës së dhënë për Sky Italia, e cila shkaktoi jo pak polemika si në Itali edhe në Angli.

“Ishte e rëndësishme për ne që të kuptonim se nuk e bëri me qëllim. Pastaj, kjo është hera e parë që sillet kështu. Nuk ka patur asnjëherë, as edhe shqetësimin më të vogël në drejtim të skuadrës. Ishte hera e parë që e dëgjonim të fliste në këtë mënyrë”, ka thënë tekniku gjerman.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments