Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORSuperliga e shkarkimeve, nga dhjetë klube shtatë ndërruan trajnerin brenda vitit 2021

Superliga e shkarkimeve, nga dhjetë klube shtatë ndërruan trajnerin brenda vitit 2021

Tetë trajnerë nuk i mbijetuan shkarkimit nga skuadrat që drejtuan në Superligën e Kosovës në futboll për gjatë vitit që tashmë e kemi lënë pas 2021.

Ballkani dhe Drenica ishin dy klubet që për gjatë vitit 2021 shkarkuan dy trajnerë, e që është shifra më e lartë që një klub i Superligës ndau rrugët me trajnerin.

Megjithatë, rrugën e skuadrave që shkarkuan shefin e shtabit teknik nuk e ndjekën Drita, Llapi e Dukagjini që vazhduan t’iu besojnë trajnerëve aktual duke hyrë edhe në vitin 2022 me të njëjtit emra në krye të stolit.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Zekirija Ramadani ndonëse e drejtoi “timonin” e Prishtinës në rrugëtimin për të sjellur titullin e kampionit në kryeqytet pas tetë vjetësh, ai u shkarkua edicionin tjetër, atë aktual, pas rezulteve jo të mira.

Demokracia.com ju sjellë më poshtë listën e klubeve dhe emrat e trajnerëve që u shkarkuan nga posti i shefit të shtabit teknik në klubet e Superligës së Kosovës.

BALLKANI – Shkarkoi Bledi Shkëmbin (6 Maj 2021) dhe Bekim Isufin (21 Dhjetor 2021)

Skuadra e Ballkanit që në vitet e fundit ka hyrë në mesin e atyre ekipeve të elitës që ndjekin rrugën e trofeve dhe daljes në Evropë.

“Portokallezinjtë” gjatë rrugëtimit të tyre shkarkuan dy trajnerë. Bledi Shkëmbi u shkarkua pak xhiro pa u mbyllur edicioni i kaluar pasi dështoi të shpallej kampion.

Vendin e tij e zuri edhe Bekim Isufi. Aventura e trajnerit gjilanas te suharekasit zgjati gjashtë muaj e disa ditë, ndonëse ai dhe Ballkani mbyllën stinorin vjeshtor dy pikë larg pozitës së parë.

DRENICA – Shkarkoi Bledar Devollin (17 Mars 2021) dhe Sami Sermaxhajn (7 Qershor 2021)

Dy trajnerë sa Ballkani ka shkarkuar edhe klubi i Drenicës.

“Kuqezinjtë” nga Skenderaj fillimisht shkarkuan nga posti i trajnerit, teknikun shqiptar, Bledar Devollin.

Më pas, drejtimin e mori edhe Sami Sermaxhaj të cilit i zgjati deri në qershor.

GJILANI – Shkarkoi Bylbyl Sokolin (12 Mars 2021)

Valës së shkarkimeve nga klubet e Superligës për gjatë vitit të kaluar nuk i shpëtoi as Bylbyl Sokoli.

“Profa” mori “timonin” e Gjilani në fillim të vitit të kaluar, ndërsa u shkarkua në mars për shkak të rezultateve jo të mira. Vendin e tij më pas e mori Ismet Munishi.

PRISHTINA – Shkarkoi Zekirija Ramadani (17 nëntor 2021)

Prishtina, kampionia në fuqi e Kosovës shkarkoi Zekirija Ramadanin, trajnerin që i solli titullin e kampionit pas plot tetë vjetësh në kryeqytet.

Shkarkimi i trajnerit shkupjan erdhi për shkak të rezultateve jo të mira dhe ngecjes prapa konkurentëve për titull këtë edicion në elitë.

Zëvendësimin e Ramadanit, Prishtina e gjeti në Bosnjë e Hercegovinë, duke e emëruar, Abdulah Ibrakoviqin.

FERONIKELI – Shkarkoi Klodian Duron (1 Maj 2021)

Feronikeli ishte klubi tjetër elitar që u nda me trajnerin në muajin e pestë të vitit 2021.

Trajneri shqiptar, Klodian Duro u shkarkua nga posti i trajnerit të “Industrialistëve”, ndërsa vendin e tij e zuri Faruk Elshani i cili vazhdon të jetë shef i shtabit teknik.

ULPIANA – Shkarkoi Fadil Ademin (Qershor)

Skuadra e promovuar këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, Ulpiana bëri një ndryshim në shtabin teknik duke larguar Fadil Ademin.

Rrugëtimin në Superligën e Kosovës pas një dekade e vazhduan me Edlir Tetovën.

DRITALLAPI dhe DUKAGJINI – Nuk shkarkuan asnjë trajner

Shembullin e skuadrave që lexuat më lartë nuk e kanë ndjekur vetëm tri ekipe në Superligë për vitin 2021.

Drita, nënkampionia në fuqi e Kosovës punën vazhdon t’ia besojë shkupjanit, Ardian Nuhiut.

Trajneri që i mbijetoi më së shumti kësaj dukurie është Tahir Batatina që vazhdon ta udhëheq Llapin për vite me radhë.

Dukagjini, skuadra nga Klina që u inkuadrua këtë edicion në elitë postin e trajnerit ia besoi trajnerit dhe ish-futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallkut.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments