Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKlubi i Ligës së Parë zyrtarizon gjashtë futbollistë

Klubi i Ligës së Parë zyrtarizon gjashtë futbollistë

Klubi i Futbollit, Onix, i cili e ka ndërruar emrin në Phoenix, ka zyrtarizuar gjashtë futbollistë të rinj në afatin kalimtar të dimrit.

Lojtarët që i bashkohen FC Phoenix-Banjë janë:Zeki Ademi nga Trepça 89,Dardan Rogova, Rron Rogova, Adnan Haxhaj, Ardit Vokshi nga Vllaznimi si dhe Musa Kambi ish lojtar i Eintracht Frankfurt.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit, përmes një postimi në “Facebook”.

Me këto transferime, klubi i Phoenixit synon Superligën e Kosovës në futboll nga Liga e Parë.

Ardhjet e reja konsiderohen nga klubi se do ta stabilizojnë edhe më shumë skuadrën për stinorin pranveror.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments