Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORFFK dhe futbollistët e Kosovës shpërndajnë fanella të Kombëtares

FFK dhe futbollistët e Kosovës shpërndajnë fanella të Kombëtares

Nëpër sheshet e Prishtinës, presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me udhëheqësin e tifo-grupit “Dardanët”, Lul Berisha, dhe lojtarët si Edon Zhegrova, Emir Sahiti e Visar Bekaj, shpërndanë për fëmijë e të rritur fanella dhe shalle të Kosovës.

Me këtë rast, Ademi tha se ky akt vjen si pasojë e mungesës së tifozëve në stadium, derisa uroi për një vit sa më të mbarë dhe pa pandemi, , raporton KosovaPress.

“Me këtë rast, bashkërisht me anëtarët edhe të ‘Dardanëve’ me shikuesit, me kryetarin e Dardanëve të shikuesve, po ashtu edhe me këta futbollistë ju urojmë të gjithë popullit, gjithë Prishtinës, gjithë popullit të Kosovës një vit sa më të mbarë, pa pandemi dhe të jenë sa më shumë në stadiumet tona”, tha Ademi.

Pas Ademit për mediat foli edhe futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, i cili u shpreh tejet i lumtur, ku dhe tregoi se do të jap maksimumin për “Dardanët”.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkangjitur Kombëtares së Kosovës, besoj dhe shpresoj që do ta jap maksimumin tim, këtu jam rritur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Sahiti.

Po ashtu, fanella sot shpërndau edhe ylli i Kosovës Edon Zhegrova, i cili u shpreh i kënaqur me këtë akt, derisa tha se shpreson që viti 2022 të jetë më i suksesshëm.

“Është kënaqësi shumë e madhe për neve sot me dal këtu në Prishtinë me pa gjithë popullin se këta janë ata që na përkrahin në çdo ndeshje, dhe është kënaqësi na me dhuru disa fanella të Kombëtares së Kosovës dhe t’ua urojmë festat. Shpresoj që viti 2022 ka me qenë një vit i suksesshëm”, tha Zhegrova.

Përkrah Sahitit, Zhegrovës dhe Ademit në dhurimin e fanellave ishte edhe portieri Visar Bekaj, i cili tha se shpreson që viti 2021 të harrohet dhe viti 2022 të fillojë në mënyrën më të mirë.

“Është mirë se jemi bashkë me shikuesit, dhe është ndjenjë e mirë edhe për shikuesit me qëndru afër. Normal na kanë munguar vitin e kaluar shumë, besoj që sivjet me prezencën e tyre kemi me i pasë edhe rezultatet siç i kemi pasur edhe më herët kur kanë qenë tifozët dhe shpresoj që viti 2021 të harrohet dhe 2022 me nis shumë mirë”, tha Bekaj.

Po ashtu, presidenti i FFK-së Agim Ademi bëri të ditur që emri i trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës do të zbulohet në muajin mars të vitit 2022.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments