Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORAdemi: 2022 qoftë vit i mbarë e me fat për futbollin kosovar

Ademi: 2022 qoftë vit i mbarë e me fat për futbollin kosovar

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në prag të ndërrimit të moteve ka postuar një mesazh urimi për komunitetin e futbollit dhe të gjithë qytetarët. I pari i futbollit kosovar ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në rritjen e futbollit kosovar gjatë vitit 2021, si dhe ka uruar vitin 2022, me shpresë për suksese të reja të Dardanëve.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq,

I nderuar komunitet i futbollit, tifozë, sponsorë, përfaqësues të mediave, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarë kudo që jetoni;

Në përmbyllje të vitit 2021 dua të ju falënderoj secilin prej jush për punën e përbashkët në zhvillimin dhe përparimin e futbollit të Kosovës.

Edhe ky vit, sikur ai paraprak, ishte mjaft sfidues dhe me rregulla të cilat na i imponoi vazhdimi i pandemisë Covid-19. Kjo natyrshëm, si në çdo fushë tjetër të jetës, pati ndikimin e saj edhe në futboll. Mirëpo, përkundër rrethanave të vështira arritëm që të realizojmë projekte të mëdha gjatë këtij viti.

Instalimi i sistemit VAR në kohë rekorde, investimi në digjitalizim në federatë e klube, puna në Kampin Edukativ Nacional, ndërtimi i shumë fushave të futbollit nëpër vend, edukimi i kuadrove të reja të trajnerëve e gjyqtarëve, masovizimi i futbollit të vajzave dhe fëmijëve dhe zgjerimi i selisë së FFK-së ishin vetëm disa nga projektet tona kapitale.

Në aspektin e rezultateve sportive, ky vit, nuk ishte krejtësisht ashtu siç dëshironim, veçmas me ekipet kombëtare, por edhe në këtë segment kemi rritje, sidomos në nivelin e garave vendore, pasi falë paraqitjes së mirë të klubeve tona në kupat evropiane dhe insistimit tonë në UEFA, nga edicioni i ardhshëm do të përfaqësohemi me 4 skuadra në Evropë. E kjo pa dyshim është një e arritur e jona e përbashkët.

FFK dhe futbolli i Kosovës po rritet dhe po bëhet edhe më i fuqishëm falë raporteve shumë të mira me UEFA-n e FIFA-n, por edhe me institucionet shtetërore, teksa mbështetje gjithnjë e më të madhe po marrim edhe nga sponsorët tanë, numri i të cilëve po shtohet dita-ditës, për çka i falënderoj edhe njëherë për besimin që kanë ndaj punës tonë.

Tani kur kanë mbetur pak orë deri në ndërrimin e moteve, kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të KE të FFK-së, të ju uroj juve dhe familjeve tuaja shëndet, harmoni, mirëqenie e suksese në vitin 2022.

Jam i bindur se secili prej nesh që jemi pjesë e futbollit do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për një të ardhme edhe më të mirë, teksa FFK do të realizojë projekte tjera me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë ata që janë pjesë e këtij sporti.

Qoftë ky një vit i mbarë e me fat për të gjithë Ju dhe për futbollin tonë.

Gëzuar!

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments