Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORIsufi për largimin nga Ballkani: Ishim brenda objektivave, ndoshta kryetari i klubit...

Isufi për largimin nga Ballkani: Ishim brenda objektivave, ndoshta kryetari i klubit ka pritur më shumë

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi ka folur për largimin e tij nga skuadra e Ballkanit.

Isufi u shkarkuar disa ditë më parë nga posti i trajnerit të Ballkanit, ndërsa aventura e tij në Suharekë zgjati për rreth gjashtë muaj.

Tekniku gjilanas deklaroi se skuadra ishte brenda objektivave të cilat i kishin vendosur pa filluar kampionati, por tha se ndoshta kryetari i klubit, Arsim Kabashi ka pritur më shumë nga ata.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Kemi pasur biseda me kryetarin e klubit. Biseda të cilat kanë treguar se ndoshta ai nuk është i kënaqur me rezultatet por edhe përformancën. Ndoshta ka pritur edhe më shumë. Ne si ekip edhe objektivat që i kemi pasur në fillim të kampionatit dhe marrëveshjen që e kemi pas aty kemi qenë. Por, kryetari ka të drejtën ta afrojë dhe largojë secilin”, tha Isufi në emisionin “Sporti Total”.

“Mendoj se nëse e shikojë prej anës time, ne kemi qëndruar mirë. Kemi shfaqur gjatë kampionatit jashtëzakonisht lojëra të mira. Kemi qenë ndoshta skuadra e vetme që kemi krijuar raste. Ndoshta edhe më së gjati kemi qëndruar në vendin e parë qysh prej fillimit. Në përgjithësi kemi shfaqur futboll dhe ishim brenda objektivave. Në takim ishim vetëm unë dhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi”, shtoi ai.

Ballkani mbylli stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e tretë me 33 pikë, vetëm dy më pak se lideri Gjilani.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments