Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORJa prapaskenat e takimit Ademi-Eto'o

Ja prapaskenat e takimit Ademi-Eto’o

Samuel Eto është idhull i shumë tifozëve shqiptarë. Duke djersitur fanellën e Interit, Barcelonës e Chelseat ka fituar edhe zemrat e publikut. Pas një karriere si futbollist aktiv, Samuel Eto është zgjedhur në krye te Federatës së Futbollit të Kamerunit. Një takim si homologë e pati edhe me kreun e FFK-së, Agim Ademi.

Ky i fundit, në një deklaratë për KosovaPress rrëfeu prapaskenat e takimit që u mbyll me një foto. Në këtë takim është diskutuar edhe për një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Kamerunit mund të luhen ë të ardhmen.

Ademi vlerëson ish-sulmuesin edhe për personalitetin duke thënë se si njeri mbetet i dashur dhe i respektuar.

“Samuel Eto është një njeri shumë i dashur edhe kështu përveç si futbollist që ka qenë është një njeri shumë i dashur edhe i respektuar. Ai tashmë është kryetar i Federatës së Kamerunit dhe e ka marr shumë me zell këtë punë. Takimet ne i bëjmë çdoherë gjatë eventeve dhe mbledhjeve qe i kanë FIFA dhe UEFA, por sidomos në FIFA në këtë rast sepse ne FIFA mblidhemi të gjithë konfederatat që janë anëtare të FIFA-s. Në këtë rast me atë kemi biseduar rreth çështjes së organizimeve, ka pasur urime normalisht sepse e kemi bërë urimin më herët dhe ai fillimisht ofrimi i tij ka qenë për falënderim të urimit dhe dëshiron të ketë bashkëpunim me Kosovën në të gjitha aspektet, por edhe e kemi diskutuar punën e tij tani e tutje. Ai është aq i arsyeshëm sa që dëshiron ndonjë këshillë, nga një përvojë nga secili anëtar i çdo federate. Ka kërkuar vet që t’i ketë fotografitë me ne, me shumicën prej nesh që kemi qenë aty prezent për shkak se është hera e parë që ka ardhur në një event si kryetar i federatës”, tha Ademi.

Këtë takim të veçantë. Ademi thotë se e shfrytëzoi edhe për të diskutuar edhe për çështje të tjera, në mesin e tyre edhe zhvillimin e një ndeshjeje miqësore mes Kosovës dhe Kamerunit që mund të realizohet së shpejti, sapo të gjendet një kohë e përshtatshme.

“Normalisht që unë i kam bërë disa marrëveshje me atë të cilat do të pasojnë sepse ne mund të kemi edhe shkëmbimin e përvojave, sidomos të ndeshjeve miqësore. Ai e ka për dëshirë ta bëjë një ndeshje miqësore dhe sigurisht që ne momentin e parë që ne e kemi kohen e mjaftueshme do ta bëjmë një ndeshje me Kamerunin”, bëri të ditur Ademi.

Samuel Eto gjatë karrierës së tij si futbollit ka luajtur 718 ndeshje duke shënuar 359 gola dhe 115 asistime. Me fanellën e Barcelonës, ai arriti të fitojë Ligën e Kampioneve në vitet 2006 dhe 2009, ndërsa në vitin 2010 këtë trofe e fitoi edhe me Interin. Ylli afrikan fitoi gjithsej 25 trofe.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments