Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARGoditje e rëndë për Napolin, një nga yjet e mesfushës infektohet me...

Goditje e rëndë për Napolin, një nga yjet e mesfushës infektohet me COVID-19

Largimi i lojtarëve drejt Kupës së Afrikës nuk do të jetë problemi i vetëm për Napolin në fillimin e vitit të ri. Pas Lorenco Insinjes, një tjetër yll i skuadrës ka rezultuar pozitiv me COVID dhe është izoluar menjëherë.

fabian ruiz

Fabian Ruiz ka qenë në Spanjë për festa dhe në një testim që ka kryer atje, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Lojtari është i vaksinuar dhe klubi ka raportuar se nuk ka asnjë lloj simptome. Por edhe ai duhet të ndjekë protokollin e kështu është izoluar në banesën e tij në Spanjë, në pritje që tamponi ta nxjerrë përsëri negativ.

Ndaj Spaleti do të ketë një tjetër mungesë në përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, duke qenë i kufizuar në zgjedhjet e tij që në ndeshjet e para të vitit, me shumë pak alternativa në dispozicion apo me lojtarë të cilët nuk kanë zhvilluar përgatitje të mirëfillta në këtë periudhë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments