Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARNaingolan kujton derbin e zjarrtë të Romës: Tifozët e Lazios më luteshin...

Naingolan kujton derbin e zjarrtë të Romës: Tifozët e Lazios më luteshin që të mos luaja

Ragga Naingolan i ka dhënë lamtumirën futbollit italian gjatë kësaj vere pas disa viteve shumë të suksesshme në Serinë A.

Ai ishte protagonist me disa ekipe, por sidomos më atë të Romës. Pikërisht asaj eksperience ai i është kthyer në një intervistë të dhënë së fundit për “Voetbalmagazine”.

“Te Roma ndjeja se isha i rëndësishëm, atje kam luajtur edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Atje më kanë respektuar, edhe tifozët e Lacios, ata më luteshin që të mos luaja në derbi kur i takoja në qytet, edhe për ta isha një futbollist i madh.

Futbolli është një hobi, diçka që e bëj me zemër, përveçse është puna ime. Sa i përket jetës jashtë fushe, nëse dikush shkon të punojë pasi ka dalë me shokët një natë më parë, a e kritikon shefi nëse e bën mirë punën? Futbolli nuk është ndryshe. Nëse dua të dal, dal. Nëse dua të shkoj në një restorant, e bëj. Pastaj është në dorën time të shoh nëse trupi im e pranon apo jo”, ishte shpjegimi i futbollistit belg i cili njihet edhe për skandalet jashtë fushës së lojës ku shpeshherë është filmuar në lokale nate.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments