Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORAdemi tregon çfarë po punohet në stadiumin "Fadil Vokrri"

Ademi tregon çfarë po punohet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Tash e disa ditë në stadiumin “Fadil Vokrri” po punohet për ndërrimin e tapetit. Në disa vende, bari i fushës nuk është në nivelin e duhur dhe intervenimi ka qenë i pashmangshëm, prandaj Federata e Futbollit të Kosovës tashmë kur nuk ka aktivitete ka filluar me punime, falë edhe kohës së mirë që po e mundëson një gjë të tillë.

Në një intervistë për KlanKosova, presidenti i FFK-së, Agim Ademi zbuloi se pjesë-pjesë janë duke e ndryshuar barin, e fillimisht janë duke punuar në pjesët më të dëmtuara.

“Stadioni ka qenë shumë i ngarkuar dhe ekspertët e fushës për stadiumit nga UEFA, ka ardhur dhe treguar se gjithsesi duhet të ndërrohet bari. Na jemi duke ndërruar barin, pjesë-pjesë. Të pjesa e 16-metërshit sidomos dhe të vija e outit sepse aty ka gravitacion dhe udhëheqje, më shumë ka lëvizje, ato pjesë jemi duke i ndryshuar fillimisht sepse janë më të dëmtuara dhe normalisht do të zëvendësohet tërë bari”.

Tutje, Ademi theksoi se në vendet ku do hiqet bari, do t’iu dërgohet qyteteve tjera që kanë nevojë.

“Do të shohim ku ka nevojë të fushat tjera të qyteteve tjera, në ato fusha do ta vendosim dhe riaktivizojmë prapë. Nuk kemi për momentin stadium alternativë, nëse diçka ndodh dhe për çfarëdo arsye nuk mund t’i zhvillojmë ndeshjet në Prishtinë në “Fadil Vokrri”, sigurisht ato duhet t’i zhvillojmë në Shkodër”.

Ndërkohë, në muajt e ardhshëm vetëm pritet që të kompletohet përmirësimi i fushës së “Fadil Vokrrit”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments