Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARFormacioni ideal i Serisë A ka lojtarë nga vetëm 4 skuadra

Formacioni ideal i Serisë A ka lojtarë nga vetëm 4 skuadra

Seria A po shkon drejt mbylljes së pjesës së parë të sezonit, ka ardhur koha e bilanceve dhe identifikimit të atyre që kanë qenë lojtarët të cilët kanë spikatur në pjesën e parë të edicionit. Observatori Europian i futbollit CIES, ka ndërtuar formacionin ideal të Serisë A duke marrë parasysh të dhënat statistikore të futbollistëve për pozicionet ku luajnë.

Rezultatet në fakt kanë qenë disi të papritura, pasi në 11-shen ideale të kampionatit italian deri tani, janë vetëm 4 skuadra të përfaqësuara: Inter, Milan, Napoli dhe Sasuolo. Interi është skuadra më e përfaqësuar me 4 lojtarë: Handanoviç, Çalhanoglu, Brozoviç dhe Lautaro Martinez.

Më pas janë Milani dhe Napoli më nga 3 lojtarë. Tomori, Teo Hernandez dhe Rafael Leao janë lojtarët e kuqezinjve në këtë rreshtim, kurse Di Lorenco, Kulibali dhe Fabian Ruiz janë të napolitanëve. I vetmi lojtar që nuk u përket këtyre tre skuadrave në formacionin ideal është Berardi i Sasuolos.

Kështu, jashtë listës mbeten futbollistë të skuadrave si Atalanta, Lacio, Roma e padyshim edhe Juventus. Duke pasur parasysh që ky formacion bazohet mbi statistikat e lojtarëve sipas pozicionit, ky formacion tregon qartësisht se pse Interi, Milani e Napoli janë aktualisht në podiumin e kampionatit në Itali.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments