Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARShumë polemika për nga një pikë, Liverpool ndalet nga Tottenham në Londër

Shumë polemika për nga një pikë, Liverpool ndalet nga Tottenham në Londër

Liverpool është ndalur pas gjashtë fitoreve radhazi. Tottenham ishte një kockë e fortë dhe ky duel përfundoi në barazim 2-2.

Londinezët e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, teksa shënuan me Harry Kane që në minutën e 13-të. Për sulmuesin ky ishte goli i parë në shtëpi për këtë sezon në Premier League.

“The Reds” reaguan në pjesën e parë, duke barazuar me anë të Diogo Jota. Trajneri Jurgen Klopp ka qenë shumë i tensionuar dhe në pushim të ndeshjes ka debatuar edhe me arbitrin e ndeshjes.

Sa duket presioni bëri punë, pasi Robertson shënoi në minutën e 70-të dhe nuk pati ndërhyrje të VAR për të evidentuar prekjen me dorë të topit nga Salah.

Me siguri Conte do ankohet për këtë. Festa e Liverpool gjithsesi nuk zgjati, pasi për katër minuta Son Heung-Min vendosi baraspeshën. Roberton të në 77’ u ndëshkua me të kuq dhe deri në fund asnjëra skuadër nuk e shënoi dot golin e fitores, pavarësisht rasteve të krijuara.

Kështu Liverpool shikon rivalët e Manchester City të shjkëputen me tre pikë, pasi kampionët në fuqi e fituan ndeshjen e tyre kundër Newcastle më parë.

PREMIER LEAGUE – JAVA 18
Tottenham-Liverpool 2-2
Shënues:
 Kane 13’, Son Heung-Min 74’ / Diogo Jota 35’, Robertson 70’

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments