Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARNapoli 'mace e zezë' për Milanin, një shqiptar e vendos fituesin në...

Napoli ‘mace e zezë’ për Milanin, një shqiptar e vendos fituesin në San Siro

Napoli mbetet një tabu, Spalleti po ashtu. Milani bie në “San Siro” me rezultatin minimal 0-1 dhe lë vendin e dytë për “Axurrët”, ndërsa Interi tani kryeson me katër pikë diferencë nga kuqezinjtë.

Elif Elmas shtagu Milanin në minutën e pestë, pas një goditjeje këndi. Lojtari i Maqedonisë së Veriut me kokë e çoi topin në rrjetë dhe Napoli e pa veten në avantazh.

Milani u hodh në sulm dhe kishte dy mundësi të mira shënimi që në pjesën e parë. Fillimisht Ibrahimovic (18’), i cili goditi me kokë pas një krosimi të Ballo Toure. Topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Florenci dha sinjalin tjetër, me një goditje fluturimthi që për pak befasoi Napolin. Miqtë e ruajtën epërsinë në 45 minutat e para dhe kuqezinjtë sërish e nisën në sulm.

Ospina nuk lejoi Zlatan Ibrahimovic të shënonte në të 49’. Më vonë tentoi edhe Messias, që goditi jashtë. Minuta e 90-të solli rastin më të diskutueshëm, pasi Kessie shënoi dhe goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.

Minutat shtesë nuk sollën asgjë të re dhe Napoli mori tre pikët, çka e shpall Interin kampion dimri që këtë javë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments