Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARLeonardo optimist: Besoj tek rinovimi i Mbappe, duam të qëndrojë në Paris

Leonardo optimist: Besoj tek rinovimi i Mbappe, duam të qëndrojë në Paris

“Kylian është shumë rehat në rolin e tij, si sulmuesi më i mirë në botë dhe asgjë nuk mund të ndikojë në paraqitjet e tij, në jetën e përditshme apo në humorin e tij”, këto janë fjalët e drejtorit sportiv të PSG, Leonardo për mikrofonat e Europa 1 Sport.

Drejtori i klubit parizien ka folur gjatë për yllin e skuadrës së tij, që pas disa ditësh do të jetë i lirë të nisë bisedimet me klubet e tjera, pasi kontrata aktuale me PSG-në i skadon në 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Dëshira e klubit francez është që sulmuesi të rinovojë me ta: “Njerëzit mund të mendojnë që themi se Kylian është më i miri në botë sepse duam që të rinovojmë me të, por nuk është kështu. Është thuajse 23 vjeç dhe është shumë i pjekur.

Situata e tij është e veçantë. Kemi një marrëdhënie shumë të drejtpërdrejtë, si me lojtarin edhe me prindërit e tij. Ne duam që ai të qëndrojë përgjithmonë në Paris, duhet të respektojmë pozicionin e tyre, por besoj se kemi mundësi të mira për të rinovuar. Unë besoj”, ka thënë Leonardo.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments