Friday, January 21, 2022
HomeKRYESOREDitë e madhe për Kosovën, Driton Kuka e Distria Krasniqi më të...

Ditë e madhe për Kosovën, Driton Kuka e Distria Krasniqi më të mirët në botë

  • Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është vlerësuar lart nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Distria është shpallur të shtunën mbrëma xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos është duke e mbajtur ceremoninë në të cilën po shpallen më të mirët e vitit. Distria gjatë këtij viti pos medaljes së artë olimpike, ka fituar edhe titullin evropian. Ishte e para edhe në Masters. Është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo kishte shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Tokios. Tani zyrtarisht është xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

IJF-ja për herë të dytë po shpall më të mirët në këtë mënyrë, përmes ceremonisë “Judo Awards”.

Paraprakisht Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në botë në sportin e xhudos.

Nxënësit e Kukës këtë vit kanë fituar dy medalje të arta olimpike, pastaj medalje botërore e plot evropiane. Medalje të shumta janë fituar në garat Masters, Grand Slam e Grand Prix, ndërsa sukseset ishin kulmore edhe në kategori të reja.

Gara për trajnerin më të mirë të vitit në botë ishte shumë e fortë. Por Kuka është votuar më së shumti në sajtin zyrtar të IJF-së dhe është shpallur më i miri i vitit. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments