Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARBarcelonën e shpëtojnë adoleshentët, festojnë Vallecano e Villareal

Barcelonën e shpëtojnë adoleshentët, festojnë Vallecano e Villareal

Barcelona u falet futbollistëve të rinj për fitoren 3-2 kundër Elche. Një ndeshje plot emocione, që nisi në mënyrë fantastike për skuadrën e Xavi.

Jutgla dhe Gavi shënuan dy herë para minutës së 20-të dhe u mendua që kjo ndeshje përfundoi sapo nisi. Pas një ore lojë, Tete Morente dhe Milla shënuan dy gola për një minutë dhe barazuan gjithçka.

Shokuese ajo që ndodhi, por Barcelona e mblodhi veten dhe në minutën e 85-të shënoi me 19-vjeccarin e ekipit të dytë, Nico, dhe mori tre pikët që e afrojnë me zonën euro.

NDESHJET E TJERA – Rayo Vallecano, me Ivan Balliun në fushë për 90 minuta, nuk ka falur në shtëpi kundër Alaves dhe për momentin renditet në vendin e katërt me 30 pikë. Ky duel u zgjidh shumë shpejt, pasi Guardiola e Catena realizuan dy gola pa u bërë 30 minuta lojë.

Villareal ka marrë fitoren e dytë radhazi, këtë herë kundër Real Sociedad që del e mposhtur në ndeshjen e katërt rresht.

“Nëndetësja e verdhë” fitoi me përmbysje me rezultatin 3-1. Isak ishte ai që shënoi për skuadrën baske, por Moreno u kundërpërgjigj me dy gola të shënuar. Chukëeze realizoi edhe të tretin në shtesë.

LA LIGA – JAVA 18
Rayo Vallecano-Alaves 2-0
Shënues:
 Guardiola 19’, Catena 26’

Real Sociedad-Villareal 1-3
Shënues:
 Isak 32’ / Moreno 38’, 68’, Chukëueze 96’

Barcelona-Elche 3-2
Shënues:
 Jutgla 16’, Gavi 19’, Nico 85’ / Tete Morente 62’, Milla 63’

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments