Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARZyrtare: Shtyhet ndeshja Man United – Brighton, shkak COVID-19

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Man United – Brighton, shkak COVID-19

Ndeshja e javës së 18-të kampionale në elitën e futbollit anglez midis Manchester United dhe Brighton është shtyrë zyrtarisht.

Sfida në “Old Trafford” ishte paraparë të zhvillohej të shtunën, por me vendimin për shtyrje ndeshja do të luhet në një datë tjetër.

Kjo është bërë e ditur nga klubi i Manchester Unitedit nëpërmjet një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

“Manchester United mund të konfirmojë se ndeshja jonë në Premier League kundër Brighton & Hove Albion, e planifikuar për të shtunën më 18 dhjetor në orën, është shtyrë dhe do të riplanifikohet në kohën e duhur”, thuhet mes tjerash në komunikatën e klubit.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj sfide është për shkak të “shpërthimit” të COVID-19.

Numri i lojtarëve dhe stafit të izoluar për shkak të COVID-19 te “Djajtë e Kuq” vazhdon të rritet, ndërsa klubi nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte shtyrjen.

Man United ka njoftuar tutje se do të pezullojnë edhe seancat stërvitore në Kompleksin Carrington për një periudhë të shkurtër.

Kjo nuk është ndeshja e vetme e Premierligës që është shtyrë për arsyen e njëjtë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments