Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI MBARËKOMBËTARReja flet për shortin e Shqipërisë: Doja ta evitoja Rusinë

Reja flet për shortin e Shqipërisë: Doja ta evitoja Rusinë

  • Përfaqësuesja e Shqipërisë është pjesë e një grupi të vështirë për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.

Në shortin e tërhequr të enjten në Nyon, Shqipëria është pjesë e Grupit B2 dhe do të ketë punë me Islandën, Rusinë dhe Izraelin.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, italiani Edoardo Reja e ka vlerësuar shortin dhe ka thënë se shpreson në paraqitje të mira të “kuqezinjve”.

Ai ka pranuar se grupi është i vështirë dhe ka insistuar se synimi kryesor është që ta evitojë pozitën e fundit në grup, e cila automatikisht do të bënte që Shqipëria të binte në Ligën C të Ligës së Kombeve.

“Rusia është shumë e fortë dhe doja ta evitoja, por është e qartë që një prej këtyre skuadrave të forta do të na binte në grup. Islandën nuk e njohim mirë, pasi ka ndryshuar shumë dhe ka bërë një ekip me shumë futbollistë të rinj. Është një grup i vështirë, ashtu si të gjithë të tjerët në Ligën B, por ne jemi të bindur që mund të bëjmë mirë. Në tërësi jam i kënaqur. Objektivi primar është të mos dalim të katërt në grup dhe më pas do të shohim se deri ku do të shkojmë”, është shprehur Reja.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments