Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKosova dhe Shqipëria mësojnë sot kundërshtarët e Nations League

Kosova dhe Shqipëria mësojnë sot kundërshtarët e Nations League

Kosova do të mësojë ditën e sotme kundërshtarët e saj në kompeticionin e Nations League. Shorti që do të hidhet në orën 18:00, në Nyon të Zvicrës rrezikon që në Ligën C, t’i vendosë Kosovës kundërshtarë të rrezikshëm.

Dardanët janë në vazon e tretë dhe mund të shortohen me kombëtare si Turqia që gjendet në vazon e parë, Maqedonia e Veriut apo edhe Greqia të cilat janë të vendosura në vazon e dytë. Ndërkohë, kombëtare për t’u shmangur janë edhe Sllovakia, Irlanda e Veriut apo edhe Bullgari.

Sakaq, në këtë short të kalueshme për Kosovën duken Luksemburgu, Gjeorgjia apo edhe Gjibraltari e Ishujt Faroe. Megjithatë, mbetet të presim për shortin e orës 18:00, për të kuptuar nëse Kosova do të ketë fat te goglat dhe të shpresojë më pas në një kualifikim të mundshëm për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Shqipëria për herë të parë do të jetë në Ligën B, falë triumfit që arriti në Ligën C në Nation League në edicionit të kaluar. Një ngjitje në vazo, që na jep prestigj por dhe na bënë të ndihemi mes skuadrave më të vlerësuara të kontinentit. Shorti i sheh kuqezinjtë brenda Ligës B dhe gjenden në vazon e katërt, bashkë me Slloveninë, Malin e Zi, Armeninë, që gjithashtu u ngjitën nga Liga C.

Ndërkohë që në 3 vazot e tjera, duke nisur nga e para gjenden, Suedia, sigurisht kundërshtari për t’u shmanguar, Ukraina, Bosnje Hercegovina dhe Islanda. Në vazon e dytë rivalë do të jenë një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë apo Rusisë, ndërsa në vazon e tretë, emrat që mund të kemi përballë janë Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda.

Ende nuk është përcaktuar formula se si do të shkohet drejt Europianit, ndërsa ndeshjet do të luhen prej 1 dhe 2 qershor 2022 deri me 28 shtator 2022. Ndërkohë që sa i përket finaleve të Ligës A, ku në vazon e parë janë pozicionuar Spanja, Franca, Belgjika dhe Italia ato do të luhen një vit më pas me gjysmëfinalet në 14 dhe 15 qershor 2023 dhe dhe finalja me 18 qershor, ndërsa sfidat e Play Off-it në mars 2024.

Pavarësisht se nuk është përcaktuar ende mënyra se si do të shkohet në Europian, për shkak dhe të formulës së eliminatoreve, gjithsesi Nation League mbetet një portë e rëndësishme për Europën, për Shqipërinë por dhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, që do të jenë të vendosura në Ligën C, ku Maqedonia e Veriut do të jetë në vazon e dytë dhe Kosova në vazon e tretë të Ligës, duke shpresuar drejt një Europiani, që në tokën gjermane do të jetë mëse magjik.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments